Koronavirusi ndan në dysh Australinë

Koronavirusi ndan në dysh Australinë

Për herë të parë pas 100 vjetësh është mbyllur kufiri që lidh dy qytete të Australisë, Albury dhe Wodonga, duke e ndarë vendin në dy pjesë, veri dhe jug. Kjo për shkak se jugu është shumë më shumë i infektuar me koronavirus dhe qëllimi është që të ruhet pjesa veriore.

Më herët dy qytetet i ndante vetëm lumi Murray, por nga sot edhe një pikë kontrolli e ngritur nga policia. Për të kaluar këtë kufi, sipas BBC, nevojitet një leje e posaçme, pasi në të kundërt nuk do të lejohet.

Si rrjedhojë shumë familje janë ndarë, pasi jetojnë në anë të ndryshme të ‘kufirit’ të ri, ndërkohë ata që po e përjetojnë më keq janë bizneset. Rreth 60-70% e tyre pritet të kenë një ndikim negativ nga ky vendim i qeverisë, që primare ka vendosur shëndetin e popullatës.

Ajo që i ka zemëruar më shumë njerëzit nuk është ngritja e këtij kufiri, por se sa do të zgjasë ai, pasi për momentin nuk ka një afat. Nga ajo që bëhet me dije është se nuk bëhet fjalë për ditë, por për javë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy