Pasi është miratuar në Parlament me 78 vota, kabineti “Rama 2” do të betohet para presidentit të republikës.
Seanca maratonë, që i nisi punimet dje në orën 09:00 të mëngjesit dhe i përfundoi në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, u mbyll me votimin e programit dhe kabinetit të ri, me 78vota pro, 51 kundër, ndërsa 7 deputetë nuk morën pjesë në votim.
Pas miratimit në Kuvend, qeveria “Rama 2” pritet që sot në orën 17:00 të betohet te Presidenti i Republikës.
Ruçi njoftoi se sot ne oren 18:00 do të zhvillojë takimin me kryetarët e grupeve për të mbajtur seancën e radhës.



