
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, presidenti Ilir Meta rrëfeu arsyet që e shtynë drejt presidencës 5 vjet më parë. Meta tha se për vendimin, para të gjithave vuri interesat e vendit.
Rama ishte shumë i interesuar që unë të bëhesha president i vendit sepse në këtë mënyrë eliminonte LSI-në. Unë e pranova sepse kisha dyshime që PD nuk do hynte në zgjedhje. Rama me format që i dimë ne mund të merrte ca deputetë dhe të zgjidhte një president kukull. Unë pashë më shumë interesin e vendit se sa interesin tim. Pasi u zgjodha president, unë insistova për futjen e PD në zgjedhje.



