Dy drejtuesit e koalicionit qeverisës prej orës 10:30 po zhvillojnë një takim në Kryesinë e Kuvendit. Takimi mes Ramës dhe Metës vjen një ditë para seancës plenare të ditës së enjte, ndërsa në diskutim mendohet se janë qëndrimet që do të mbajnë të dy palët në seancën e së enjtes, ku pritet që opozita të sulojë sërish kryeministrin Rama për çështjen e importit të mbetjeve.



