Valë e re Covid-i në Kinë, Myrtezaj: Provinca me 27 milionë njerëz në karantinë (VIDEO)

Valë e re Covid-i në Kinë, Myrtezaj: Provinca me 27 milionë njerëz në karantinë (VIDEO)

Gazetari shqiptar Edison Myrtezaj, i cili punon dhe jeton në Kinë, ka folur mbi shpërthimin e Covid-19 në provincën e Ji Lin. Myrtezaj tregoi në edicionin e lajmeve në MCN TV se 27 milionë banorë të provincës janë në karantinë, ndërsa janë ngritur edhe disa spitale për të infektuarit.

Provinca e cila ndodhet në kufirin me Rusinë dhe Korenë e Veriut është zona më e rrezikuar në këto momente. Kjo mund të jetë një nga valët më të mëdha pas afro 2 vitesh kur edhe nisi për herë të parë shpërthimi i Covid-it në provincën Uhan.  

Dje qeveria kineze dhe qeveria privizore deklaroi se janë gjithsej 27 milionë, e gjithë provinca është futur në karantinë.

Qeveria rajonale bëri të mundur ngritjen e 5 spitaleve për të gjithë të infektuarit dhe ata që do futen në karantinë. Pas 24 orësh janë ngritur 8 spitale dhe dy qendra për karantinime. Ekspertët kanë deklaruar se është varianti Omicron që mbizotëron”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy