Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se ajo se çfarë i mungon sot PD-së dhe opozitës shqiptare është besueshmëria.
Duke vijuar më tej, Kalemaj theksoi se PD-ja ka për detyrë të unifikojë aktorët dhe vektorët.
Ajo çfarë i mungon PD-së sot dhe opozitës shqiptare është besueshmëria. Nuk është cështja për program. Nga ‘92 e deri më sot, zgjedhjet që ka fituar PD në 1992, 2005, 2009 me koalicion ka qenë teza e antikorrupsionit, ka qenë e pandarë. Edhe në zgjedhjet e tjera që ka humbur dhe në zgjedhje e 25 prillit.
“Antikorrupsioni” bëhet e besueshme kur ke njerëz të rinj, kur ke njerëz të papërlyer, njerëz me kartë morale etj. Sepse do e mundësh PS-në e para me epërsinë morale dhe e dyta do të mundësh me të qenurit një parti elektorale, pasi ti nuk je një parti masovike siç është PS-ja. PS-ja mund të anëtarësojë dhe 50 mijë patronazhistë që i ka në administratën publike dhe ta çojë numrin e anëtarësisë150 mijë.
PD ka funksionuar si parti elektorale. Fitoi në 2005 për shkak të imazhit, për shkak të bashkimit të vektorëve dhe aktorëve. Të njëjtën gjë mund të bëjë dhe tani. Nuk është vonë për të bërë qoftë një program, nuk ishte faji i programit pse humbi PD në prill të 2021.
PD ka për detyrë të unifikojë aktorët dhe vektorët. Çdo zë duhet aty, edhe Basha duhet, të gjithë ata që anë vota. Kjo bëhet nëpërmjet koalicionit. Edhe në vendet e tjera kështu ka ardhur opozita në pushtet.



