
Specialisti i shëndetit publik në Londër Leidon Shapo në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me viruset që po qarkullojnë këtë periudhë. Ai tha se me rëndësi mbetet survejenca, ndërsa theksoi se shqetësimi fillon me dhimbjen e gjoksit dhe vështirësitë në frymëmarrje. Sipas tij me rëndësi mbetet komunikimi i vazhdueshëm me mjekët.
Fenomeni që po përballemi prej kohësh që në momentin që hoqëm të gjitha masat ndaj covid pra mbi një vit ajo që vëmë re është se sars-cov2 kanë funksionuar si një grup që ka bllokuar të gjithë viruset e tjera normale. Ka qenë ky dominant dhe ka ndodhur ky fenomen që gjithë grupet e viruseve përfshirë ato respiratorët, influencat të tipeve nga më të ndryshmet dhe të tjera kanë gjetur hov kur ka rënie totale edhe pse nuk duhet lënë pas dore se ata që se ndajnë dot gripin nga covid me një test të shpejtë do dalin pozitiv. Në Kinë situata është e tillë ku OBSH vuri alarmin se çfarë nuk po gjen atje se nuk duhet harruar fakti se pneumonia e padiagnostifikuar krijon alarme sepse kjo krijon panik.
I pyetur se sa mundësi ka të ketë lëvizje nga Kina në vendet e tjera, Shano tha se mbetet për tu parë por OBSH kërkon që Kina të raportojë dhe ata kanë thënë se situata është tillë nuk ka vend për alarm por vjen si pasojë e heqjes së masave të covid.
Tashmë vëmë re këtë pneumoni te fëmijët ku një nga shkaktarët mund të jetë grip me fytyrë të re, një infeksion njëlloj bakteri që para covid vinte vërdallë, simptomat janë po ato që vërehen tani, por pasi u hoqën masat ai shpërtheu sërish. Duhet të themi viruset që ishin në qarkullim, rënia e imunitetit ka sjellë këtë situatë e cila është në survejim. Kina është në kontakt të ngushtë me OBSH për të parë se ku jemi dhe çfarë po ndodh. Po u gjet shkaktari situata është më e mirë. Ku ka kollë, teshtima, mirë është të mbahet një maskë dhe me virozë të thjeshtë nëse ke shenja duhet të mbash maskë dhe distancë.
Më tej mjeku theksoi se shqetësimi i prindërve për fëmijët duhet të fillojë kur nisin dhe problemet me frymëmarrjen. Ai tha se virusi sincicial zgjat 1 deri në dy javë dhe se duhet mbajtur në kontroll të vazhdueshëm komunikimi me mjekun.
Problemi këtu është se prindërit duhet të shqetësohen, por jo nga rrufa pak temperaturë apo dhimbje muskulore, shqetësimi fillon kur ka vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje gjoksi, këto duhet ti drejtojnë prindërit te mjeku familjes. Nuk duhet ta lëmë gjendjen kur kolla vazhdon, temperatura nuk bie. Nuk duhet panik, por survejim. Post pandemia po na nxjerr në pah rënien e imunitetit. Ajo që mund të bëhet aty është ngritja dhe ndërgjegjësimi i popullatës. Një sërë virusesh që njihen por që po interpretohen ndryshe se po veprojnë ndryshe paksa në mosha të ndryshme, duhen mbajtur në kontroll.
Në një situatë postcovidiane gjërat nuk janë njësoj si më parë. Ky virus zgjat 1-2 javë dhe ka shumë rëndësi nëse kemi vetëm fishkëllimën, apo rastin e veshit apo kemi 6-7 simptoma. Fëmija po arriti të vrapojë është mirë. Janë disa gjëra si vështirësia në frymëmarrje, lodhja, këputja kjo është prezantimi, por duhet të kemi vigjilencën si po ndodhin këto simptoma, kush ndodh e para dhe kur shohim se ka rëndim dhe vazhdojnë duhet të drejtohemi te mjeku. Por që ka një sërë virusesh që vijnë vërdallë kjo është e sigurtë dhe ajo që na duhet është imuniteti, i cili ka rënë pas pandemisë.



