Pse rezultatet e sondazheve parazgjedhore ishin kaq të gabuara?

Pse rezultatet e sondazheve parazgjedhore ishin kaq të gabuara?

Shumica e sondazheve të votuesve për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës parashikuan një fitore për Hillary Clinton.

Kishte edhe disa parashikime, të cilat goditën në shenjë, por nuk u morën seriozisht.

Krahasimi është i qartë.

Pasi fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së u bë e qartë të martën në mbrëmje, amerikanët dhe britanikët kthyen sytë pas në referendumin e muajit qershor, kur votuesit e Mbretërisë së Bashkuar zgjodhën të dilnin nga Bashkimi Evropian.

Në atë kohë, sondazhet gjithashtu parashikuan se Britania e Madhe do të qëndronte në BE, ashtu siç ata parashikuan se Hillary Clinton do të fitonte të martën.

Tashmë mediat amerikane po e quajnë fitoren e Trumpit “Brexit Plus”.

Pyetje – Pse sondazhet gabuan kaq shumë në të dyja rastet?

Përgjigje – E njëjta gjë që ndodhi para Brexit nuk duhet të kishte ndodhur para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së. Në SHBA, anketuesit kanë më shumë akses në të dhënat se sa në Britani. Nga 67 sondazhe të kryera ditët e fundit, vetëm katër parashikuan avancimin e Trumpit. Arsyeja e dhënë më shpesh për parashikimet e pasakta ishte se votuesit e Trumpit nuk bënë atë çfarë u kishin thënë anketuesve se do të bënin, siç ishte rasti në Britani. Ata nuk kanë dashur t’u tregojnë anketuesve se  në të vërtetë duan të votojnë për kandidatin, i cili ishte politikisht jokorrekt.

Një shpjegim tjetër është se anketuesit e SHBA-së kanë nënvlerësuar pjesëmarrjen e votuesve mes njerëzve të cilët nuk votuan në vitin 2012, por që u motivuan këtë herë nga Trump për të dalë dhe për të dhënë votën e tyre.

Pyetje – A ishin të gjitha parashikimet të gabuara?

Përgjigje – Jo. Në muajin e fundit të fushatës kanë qenë disa sondazhe që parashikuan një fitore të Trumpit. Sidomos vlen të përmendet një studim nga Universiteti i Kalifornisë Jugore (USC), i realizuar në bashkëpunim me gazetën e përditshme “Los Angeles Times”. Anketuesit e Kalifornisë në mënyrë të përsëritur kanë identifikuar Trumpin si fituesin e parashikur, duke përdorur një studim të bazuar në internet.

Anketimi IDB / TIPP, një bashkëpunim mes “Investor’s Business Daily”(IBD) dhe “TechnoMetrica Market Intelligence”(Tipp), gjithashtu parashikuan një fitore të Trumpit.

Pyetje – Pse nuk u morën në konsideratë këto sondazhe?

Përgjigje – Kjo është një nga enigmat më të mëdha të zgjedhjeve presidenciale të  2016-ës. Sondazhi nga IBD/Tipp ka mundur të parashikojë saktë katër zgjedhje me radhë, të paktën kështu pretendon IBD dhe Tip. Një deklaratë e djeshme e IBD-së tha se sondazhit i mungonte vetëpromovimi, çka e bën të paefektshme.

Në dallim nga, prognoza e gurusë së  respektuar, Nate Silver që parashikoi të martën në orën tetë të mbrëmjes (0100 GMT mërkurë) se Clinton ende kishte  80 për qind shanse për të fituar.

Pyetje – A është profesioni  i sondazheve të opinionit në krizë?

Përgjigje – Duket se po bëhet gjithnjë e më e vështirë të parashikojmë saktë rezultatet e zgjedhjeve. Vështirësia qëndron, të paktën pjesërisht, me avancimin e teknologjisë. Sondazhet e vjetër me telefona duke përdorur numrat fiks janë joefektive, sondazhet online kanë rreziqet e tyre, ashtu si edhe sondazhet e kryera me celularët. Marrja e mostrave të rastësishme po bëhet më e vështirë dhe të llogarisësh rezultatet është komplikuar shumë.

Analisti, Mike Murphy tha se “ka besuar në fuqinë e të dhënave për 30 vjet në politikë, por ky besim u shua dje në mëngjes kur dolën rezultatet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy