Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho tha gjatë raportimit në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore se hetimi i krimeve zgjedhore për votën në diasporë do të paraqesë sfida.
Në të ardhmen hetimi i krimeve zgjedhore për votën në diasporë do të paraqesë sfida sepse në rastet e mundshme të korrupsionit zgjedhor në Shqipëri, ne kemi task forcën, grupet hetimore, por ne nuk mund të jemi të pranishëm në të gjithë botën. Do varet nga bashkëpunimi ndërkombëtare, kjo meriton vëmendje ligjore.



