Rama: Sapo përfundoi përgatitja për qeverinë teknike

Rama: Sapo përfundoi përgatitja për qeverinë teknike

Përgatitja për qeverinë teknike sapo ka përfunduar. Me këtë njoftim e nis postimin e tij në rubrikën “Amarcord” kryeministri Rama. Kreu i qeverisë ka zgjedhur t’ua kujtojë ndjekësve të tij ditën e 1 prillit me një “lajm” që prek temën më të debatuar të ditës: përvjetorin e katërt të aleancës që i hapi rrugë qeverisjes së majtë dhe pikëpyetjeve për koalicionin e ri në kushtet kur opozita proteston në çadër. 

“AMARCORD

Të dashur miq, ky i sotmi është edicioni i fundit i rubrikës Amarcord! Sepse sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike dhe kjo rubrikë do të mbyllet, bashkë me këtë faqe!

Lamtumirë!!!....

(Sot, gjithkush mund të thurrë një rrenë, me lezet për të tromaksur një çast miqtë me hilaritet. Helbete, dita e rrenave është dhe nuk bëhet qameti! Po sa për rrenat e çdo dite tjetër, mos e çani kokën. Nuk ka çadër që ia fsheh mërzinë dhe ia mbron rrenës statujën, prej diellit të së vërtetës. Siç e thotë Konica diku, ngaqë statuja nuk ish as mermeri as bronxi, po prej hallve, ngjau një gjë e mërzitur. Dhe hallva nisi të shkrijë nën rrezet e diellit)”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy