“Franca i është bashkuar koalicionit ndërkombëtar për të trajnuar pilotët ukrainas për avionët luftarakë F-16”, tha Presidenti Volodymyr Zelensky pas një telefonate me homologun e tij francez Emmanuel Macron.
Më herët në kanalin e tij zyrtar Telegram, Zelensky tha se të dy diskutuan gjithashtu rolin aktiv të Francës në zbatimin e formulës së paqes ukrainase përpara samitit global të paqes, që do të mbahet nga 25-28 tetor në Nju Jork.



