Pacientja më e vjetër e infektuar nga koronavirusi, një 98-vjeçare, është shtruar bashkë me vajzën e saj në Spitalin Leishenshan, institucioni i dytë i përkohshëm spitalor i ndërtuar në një kohë rekord në provincën kineze të Hubei për shkak të urgjencës së Covid-19. Sipas CGTN, kanalit 24-orësh të lajmeve në anglisht të Televizionit Qendror të Kinës ajo është nxjerrë nga spitali e shëruar.



