“Kërkesat e opozitës për ‘Zgjedhoren’ logjike, vota e emigrantëve demagogji”, Ndoka: Protesta vë Veliajn në presionin e dorëheqjes (VIDEO)

“Kërkesat e opozitës për ‘Zgjedhoren’ logjike, vota e emigrantëve demagogji”, Ndoka: Protesta vë Veliajn në presionin e dorëheqjes (VIDEO)

PD e Rithemelimit parashtroi sot përmes Oerd Bylykbashit propozimet për reformën zgjedhore, ku përfshihen koalicionet me lista të hapura dhe rikthim të Marrëveshjes së 5 qershorit. Nard Ndoka tha se kërkesat e Rithemelimit janë logjike, pasi Rama i dha një goditje të rëndë opozitës duke hequr koalicionet klasike.

Është një kërkesë logjike, për faktin se Rama i ndryshoi në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës. Në atë kohë ramë dakord, madje ishte edhe faktori ndërkombëtar garant i kësaj marrëveshje. Ai (Rama) pa pritur e pa kuptuar, duke i zhgënjyer edhe ndërkombëtarët, ndryshoi Kushtetutën dhe hoqi koalicionet klasike, që i dha një goditje shumë të rëndë opozitës. Ai ka asgjësuar pluralizmin te e majta, nuk ka asnjë parti aleate, por operon me grupet kriminale rreth vetes, i ka bërë parti politike në një farë mënyre, ka ruajtur vetëm logon e PSD-së, të cilën e përdor për blerjen e votave, ndërsa pjesën tjetër e ka asgjësuar. Ndërsa e djathta e kishte pjesën pluralë me disa parti politike, ishin kontribuuese në rezultatin final, dhe mundësinë për ta tejkaluar mazhorancën në vota. Dhe ne e kemi tejkaluar në vota popullore, por mekanizmat që Edi Rama ka bërë me Kodin Zgjedhor, ai siguroi qeverisjen me vet problemin që ka. Kjo është kryesorja, pjesa tjetër janë pjesë teknike, rekomandimet e OSBE-ODIHR, padyshim do ishte mirë t’i rikthehemi një reforme më të thellë, duke ndryshuar edhe sistemin, edhe ndarjen territoriale, bashkitë, por kjo është në kufijtë e pamundësitë. Të mos flasim për çfarë duhet, por për çfarë është e mundshme sot. Për listat e hapura ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që duhet të implementohet në Kod. Ndërsa çështja e koalicioneve, është shembur në mënyrë të njëanshme. A do të tejkalojë Rama vetveten? Sepse Rama e ka prishur sistemin. I ka bërë dëmin më të keq pluralizmit dhe vendin".

Ndoka tha se vota e emigrantëve është manipulim dhe demagogji nga të gjitha palët, edhe nga opozita.

Duke folur për protestën e opozitës para bashkisë, Noka tha:

"Opozita ka të drejtë t’i sensibilizojë qytetarët edhe përmes protestave. Sot Veliaj është në presionin e dorëheqjes, edhe kryeministri kur e sheh që është në presionin e vazhdueshëm të protestave i thotë ‘largohu ti hajdut i vogël’. Nuk ka rëndësi sa vetë janë, rëndësi ka kauza”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy