Parashikimi i Assange për "kapitalizmin mbikëqyrës": Brezi që po lind tani është i fundit që do të gëzojë lirinë

Parashikimi i Assange për "kapitalizmin mbikëqyrës": Brezi që po lind tani është i fundit që do të gëzojë lirinë

Para se t’i shkëputeshin lidhjet me botën e jashtme, themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, ka dhënë një intervistë mbi mënyrën sesi avancimi i teknologjisë po e ndryshon njerëzimin. Në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku është strehuar prej disa vitesh, atij nuk i lejohet asnjë lloj komunikim tjetër përveç atij me avokatin.

Assange parashikon se shumë shpejt mbikëqyrja globale do të jetë totalisht e pashmangshme. Ai thotë se së shpejti do të jetë e pamundur për çdo njeri të mos përfshihet në databaza globale të mbledhura nga qeveritë apo entitete të ngjashme.

“Brezi që po lind tani… është brezi i fundit i lirë. Një fëmijë i sapolindur, menjëherë ose brenda vitit, njihet globalisht. Identiteti i tij në një formë ose një tjetër -  edhe si rezultat i publikimit nga prindërit të emrave apo fotove gjithandej në Facebook dhe rrjete të tjera apo edhe si rezultat i pasigurisë gjatë aplikimeve si ajo për pasaportë - njihet  nga të gjitha fuqitë botërore”, thotë Assange.

Themeluesi i Wikileaks thotë se pak janë njerëzit që kanë aftësitë e mjaftueshme teknologjike për t’i shpëtuar këtij “kontrolli” apo që zgjedhin t’i rrinë larg kësaj mbikëqyrjeje.

Kapaciteti për të mbledhur dhe përpunuar informacion mbi njerëzit është rritur në mënyrë eksponenciale dhe do të vijojë të rritet, parashikon Assange.

“Shikoni se çfarë po bëjnë “Google”, “Baidu”, “Tencent”, “Amazon” dhe “Facebook”. Ata në thelb po mbledhin gjithçka ne shprehim kur komunikojmë me njëri-tjetrin. Ky model klasik, të cilin nëpër akademi e kanë quajtur “kapitalizëm mbikëqyrës” ka ndryshuar.

Assange parashikon se shkalla e aktiviteteve armiqësore nëpërmjet hapësirës kibernetike do të njohë shpërthim menjëherë sapo inteligjenca artificiale të jetë bërë aq e aftë sa të kryejë sulme automatike hakerimi.

“Në hapësirën online nuk ka kufij. Duhen vetëm 220 milisekonda për të “udhëtuar” nga Nju Jorku në Nairobi. Pse duhet të ketë paqe në një skenar të tillë? Entitetet online po përvijojnë kufijtë e vet duke përdorur kriptografinë. Por përmasat e sulmit, numri i njerëzve që përfshihen llojet e software-ve apo hardware-ve që mund të marrin brenda vetes është e vështirë të përcaktohen”, thotë ai.  

“Nuk mendoj se është me të vërtetë e mundur të ngresh kufij të mjaftueshëm, të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm sa duhet për të eliminuar konfliktet. Prandaj, do të ketë më shumë konflikte”, parashikon Assange.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy