
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të mblidhen në Vlorë.
Në qytetin e flamurit sot do të ketë një varg aktivitetesh në mes të dy delegacioneve, për të shënuar kështu 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Manifestimeve në Vlorë sot i bashkohet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mbrëmë pasi bëri homazhe në Prekazin e Jasharajve ka thënë se po niset për në Vlorë për t’iu bashkuar festës mbarëkombëtare.
Sipas të gjitha gjasave, në Vlorë sot nuk do të jetë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pasi dje atij i është dashur të kthehet në Kosovë për shkak të një takimi me zëvendësndihmëssekretaren e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper.
Cooper është takuar gjatë ditës së djeshme me presidentin Thaçi, megjithatë zyra e kryeministrit deri më tani nuk ka konfirmuar për një takim të tillë. /KosovaPress/



