Studiuesi dhe Kritiku i Artit, Josif Papagjoni kritikoi modelin e mediave shqiptare duke u shprehur se ato po u japin peshë njerëzve të rëndomtë dhe budallenj.
Papagjoni tha se mediat duhet të emancipohen dhe te realizojnë funksionet e tyre edukuese, sikundër ndodh në vendet evropiane dhe të civilizuara.
Problemi në media sidomos këto 10 vitet e fundit, më duket sikur është shformuar, ka ikur nga baza e vet. Sidomos te pjesa edukative. Një media e shëndoshë, iluministe, që ka një mision edhe civilizues, duhet ta ushqejë këtë publik me dije, informacion, dritë, jo vetëm të argëtojë. Një pjesë e mirë e medias është keqkuptuar. ‘PërPuthen’, ‘Love Story’, rrinë gjithë ditën gazetarët merren me disa intimitete të disa të të ashtuquajturve artistë, që nuk janë as artistë. Të lodhin! Ndërroj kanal, dhe detyrohem të shkoj te kanalet italiane apo angleze. Duke i dhënë kaq peshë dhe gravitet këtyre njerëzve të rëndomte, rëndomëson programin. Nuk po them të shkojë te dijetarët, por te niveli më epërm, që shoqëria të emancipohet. Thotë një analist duhet ritëm, ndërhyn dhe bëhet një çorap, që më lodh. Gazetari i mirë duhet ta projektojë emisionin më shumë se një gallatë, apo burlesk. Ka disa emisione që marrin budallenj dhe rrinë dy muaj me ta”.



