Berisha nis aksionin, Nishani konfirmon pjesëmarrjen: Bashkohem me demokratët e vërtetë

Berisha nis aksionin, Nishani konfirmon pjesëmarrjen: Bashkohem me demokratët e vërtetë

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledh sot anëtarët e Partisë Demokratike në Tiranë, ku do të mbledhë firmat për të kërkuar referendum për vendimin individual të Lulzim Bashës, për përjashtimin e liderit historik nga partia. Ky takim do të mbahet në orën 18:00 në kryeqytet, te hotel Rogner.

Në mbështetje të tij ka dalë edhe ish-Presidenti Bujar Nishani i cili do t’i bashkohet tubimit të Berishës pasditen e sotme.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Nishani thekson se do të bashkohet “me demokratët e ndershëm e të vërtetë, për një PD të bashkuar”.

Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00! Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese! Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist!

Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në kufijtë e limitit kohor, një ditë përpara se të mbahej legjislatura X e Kuvendit. Basha dekalaroi se këtë vendim e mori në mënyrë personale, pasi sipas tij nuk donte të nxiste përçarje në parti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy