“Tradhtia” ruse ndaj Kastros dhe vizita 40-ditore që “shkriu akujt” me Kubën (FOTO)

“Tradhtia” ruse ndaj Kastros dhe vizita 40-ditore që “shkriu akujt” me Kubën (FOTO)

Lideri historik i Kubës, Fied Kastro, ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare të premten, duke i dhënë fund një epoke për vendin e tij dhe botën. Kastro mbahet mend për marrëdhëniet e mira me Bashkimin Sovjetik dhe një vizitë 40-ditore që zhvilloi atje në vitin 1963.

Në atë kohë, Kastro ishte 36 vjeç dhe marrëdhëniet diplomatike mes Havanës dhe Moskës kishin 4 vjet që ishin vendosur. Duke qenë se Kuba u rreshtua në krah të aleatëve të Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, marrëdhëniet mes dy vendeve ishin të mira deri në ftohjen e vitit 1962, kur Nikita Hrushovi vendosi t’i hiqte raketat sovjetike nga Karaibet pasi arriti një marrëveshje me presidentin amerikan, Kenedi. Kastro e interpretoi këtë lëvizje si një tradhti pas shpine.

Për të përmirësuar mërrëdhëniet me Kubën, Hrushovi i çoi një ftesë personale Kastros për të vizituar Bashkimin Sovjetik. Vizita zgjati 40 ditë dhe gjatë atyre ditëve, Kastro bëri një tur të gjatë nëpër shumë republika të atëhershme të BS-së.  

Kastro mbërriti në Bashkimin Sovjetik në fund të prillit 1963. Edhe pse një vizitë zyrtare, data dhe koha e fluturimit nga Havana drejt qytetit rus Murmansk u mbajt tepër sekret. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy