Grevistët e Poçemit në gjendje të rëndë shëndetësore (VIDEO)

Grevistët e Poçemit në gjendje të rëndë shëndetësore (VIDEO)

Në ditën e tretë të grevës së urisë, gjendja e punëtorëve të nënstacionit elektrik dhe pompimit të Poçemit nuk paraqitet e mirë.

“Kërkojmë rrogat e prapambetura, dhe pastaj të shikojmë për lidhjen e kontratës në vazhdim. Ne, në ditën e tretë të grevës, nuk kemi parë nga shteti, një përfaqësues, të vij këtu, të marri vesh për hallet tona”.

“Unë kam 25 vjet që punoj, dhe pavarësisht që nuk kemi marrë lekë, keq për makineritë që rrijnë këtu, më vjen keq”.

Por të vetmit që kanë shkuar për t’i vizituar janë mjekët e qendrës shëndetësore të Fratarit, të cilët konfirmojnë gjendjen e rënduar shëndetësore të tyre.

Sipas mjekut Shefqet Zylali, gjendja shëndetësore e grevistëve po rëndohet.

“Ka filluar dehidratimi i tyre, janë me çrregullime kardiovaskulare, me çrregullime tjera, dmth sa më shumë lëngjë lirojnë, po japim ndihmën e parë në çdo kohë. Kam qenë edhe në 6 të mëngjesit, vij i kontrolloj, por tani e kanë ndryshuar, janë rënduar, ky ishte me diabet, janë edhe me të tjerë me diagnoza”.

17 punonjësit e nënstacionit të Poçemit kanë 27 muaj pa marrë pagat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy