Një skemë e trafikimit të drogës që niste nga Peruja, Holanda e Shqipëria për të përfunduar në Milano.
Policia e këtij qyteti ka lëshuar 45 urdhra arresti në përfundim të një hetimi të nisur në nëntor 2013, që ka zbuluar një grup që përbëhej kryesisht nga italianë dhe amrikanojugorë.
Ky grup shumë aktiv në trafikimin e drogës dhe shitjen në Milano furnizohej me kokainë nga Peruja dhe Holanda, ndërsa marijuana mbërrinte nga Shqipëria, raporton ANSA.
Policia e Milanos do të japë detaje të tjera në një konferencë shtypi të parashikuar për sot.



