
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në studion e lajmeve të MCN Tv se situata në të cilën ndodhen marrëdhëniet transatlantike tani është më e vështira që ka mundur të ndodhë pas Luftës së Dytë Botërore, gjë e cila vë në dyshim ekzistencën e vetë NATO-s dhe të aleancës Perëndimore.
Sipas Milos, vendet europiane nuk po e mbështesin Ukrainën vetëm për solidaritet, por ato investojnë në sigurinë e tyre.
Situata në të cilën ndodhen marrëdhëniet transatlantike tani është më e vështira që ka mundur të ndodhë pas Luftës së Dytë Botërore dhe kjo sipas analistëve, ekspertëve të njohur europianë dhe më gjerë vë në dyshim ekzistencën e vetë NATO-s dhe të aleancës Perëndimore në përgjithësi. Është situatë e jashtëzakonshme dhe prandaj shqetësimi është shumë i madh, sidomos në Europë dhe në NATO.
Europa patjetër që është afishuar fort në mbrojtjen e Ukrainës, e ka mbështetur atë gjatë gjithë konfliktit 3-vjeçar dhe të gjithë udhëheqësit kanë deklaruar se do ta vazhdojnë mbështetjen ndaj Ukrainës dhe këtë mbështetje ata e bëjnë jo thjesht për solidaritet me një komb europian, me një vend europian por ata investojnë për sigurinë e tyre. Nëse Ukraina nuk është e sigurt, mbetet nën kërcënimin rus jo do të thotë që Europa vetë është e kërcënuar se mjaft vende fqinje të Ukrainës, janë anëtare të NATO-s, janë anëtare të BE-së dhe nëse nuk ka një zgjidhje të sigurt për Ukrainën patjetër që kërcënimi është



