Irani ka miratuar një ligj të ri i cili shtrëngon sanksionet për gratë që nuk mbajnë hixhabin në publik, një masë tashmë në fuqi që nga themelimi i Republika Islamike.
Ratifikimi nga Këshilli i Gardës, një organ kushtetues, erdhi pasi Parlamenti bëri disa ndryshime në lidhje me mënyrën se si do të zbatohej rregulli i propozuar.
Ndërkohë që teksti ende nuk është zbuluar zyrtarisht, versioni më i fundit i saj, i publikuar nga mediat muajt e fundit, parashikon sanksione që variojnë nga gjobat e deri te kufizimet e përdorimit të internetit, burgosja, konfiskimi i automjetit, ndalimi i udhëtimeve jashtë vendit për ata që nuk mbajnë hixhab, ose e vendosin në mënyrë të pahijshme.
Së shpejti, presidenti i Asamblesë Parlamentare iraniane do të shpallë zyrtarisht miratimin e ligjit dhe më pas do t'i kërkohet qeverisë t'u komunikojë autoriteteve kompetente hyrjen në fuqi të dispozitës për zbatimin e tij.



