
Pas bisedave me kontekst erotik me një mashkull të publikuara nga emisioni ‘Piranjat’, prifti Nikolla Xhufka ka reaguar për ngjarjen në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN’.
Prifti e ka cilësuar ‘montazh’, kamerën e fshehtë ndaj tij, teksa pretendon se është vënë në qendër të sulmeve dhe kurtheve nga Kishat serbe, greke dhe ruse.
Ai thotë se e gjithçka nisi nga një pritje që i ka bërë gazetarit Kika, për një investim të mundshëm të kishës nga biznesmeni Behxhet Pacolli, kurse për tjerat thotë se janë ‘dorë e Inteligjencës Artificiale’.
Të gjithë i njohim teknologjinë dhe montazhet poashtu. Tani kjo ishte një dorë e Inteligjencës Artificiale, unë nuk kam bërë as edhe një bisedë virtuale të atij lloji.
Po ta shikoni me vëmendje e gjithë biseda nga fillimi nga fund, nuk kanë lidhje fare me njëra tjetrën.
Personi që ka ardhur te unë, quhet Kika (Kreshnik Husaj) dhe ai erdhi për një investim të Kishës, në emër të biznesmenit Behxhet Pacolli. I kam faktet me zë dhe figurë, janë kamerat e Kishës kurse për të tjerat nuk qenë unë, është montazh i gjithi.
E gjithë kamera e fshehtë është montazh ndaj meje, që të më ndaloj në punën time, është kurth për mua, se jam vënë në qendër të sulmeve dhe kurtheve nga Kishat serbe, greke dhe ruse, për shkak se jam I vetmi që kam guxuar të denoncojë uzurpimin e Kishës shqiptare nga Greqia dhe të Kishave të Kosovës nga Serbia.
Prifti Xhufka, thotë se sot do të drejtoj padi në Prokurorinë e Tiranës ndaj emisionit në fjalë.
Ai poashtu bëri të ditur se nga kjo, po kërcënohet me jetë, nga persona që sipas tij, punojnë në institucion fetare dhe publike.
Unë që sot do bëj padi ndaj emisionit “Piranja” që u bën cironka. Prokuroria e Tiranës do ta vërtetej nëse është montazh e gjithë kjo.
Le të nxjerrin çfarë të duan, nuk më ndalin në rrugën time. Me avokatët e mi sot do të shkoj në Prokurori për padinë dhe me vetë Kikën të merret Prokuroria.
Unë i bëj thirrje ministrit të Brendshëm, se po më kërcënojnë më jetë, kërcënimi më ka ardhur nga persona fizik që punojnë në institucione fetare dhe publike.



