Berisha: Qeverinë kujdestare për zgjedhjet ta vendosim në Kushtetutë  

Berisha: Qeverinë kujdestare për zgjedhjet ta vendosim në Kushtetutë  

Kreu i PD Sali Berisha propozoi që të vendoset në Kushtetutën e Shqipërisë krijimi i një qeverie kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve. Ai theksoi se një gjë të tillë e kanë edhe Greqia dhe Maqedonia e Veriut. 

Sigurisht qeveria teknike është kërkesë themelore, por përveç saj, lirimi i të burgosurve politikë është një kërkesë tjetër. Kërkesat tashmë janë botërore, janë në rezolutat e mbarë botës, ndaj dhe ne do të luftojmë për zbatimin e këtyre kërkesave. Sigurisht çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë, se Edi Rama qeveri teknike nuk krijon, nëse nuk i imponohet. 
 

Sikundër deklarova mbrëmë dhe deklaroj dhe sot para jush, se kërkesa për qeveri teknike, e cila mendoj unë, si akt mund të sanksionohet në kushtetutë në mënyrë që 4 apo 3 muaj para zgjedhjeve, sot e tutje të ketë një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve për t’i dhënë fund këtij debati.
 

Këtë e ka Greqia që kur ka përmbysur juntën e kolonelëve dhe ka parë veç të mirë prej saj. Këtë e vendosi Maqedonia në këtë nivel dhe ka parë vetëm të mirë prej kësaj. Ne nuk po e kërkojmë vetëm për veten tonë dhe vetëm për këtë radhë, ndonëse ne e kemi faktuar se bëjmë zgjedhje të lira, kemi faktuar rotacionin, por kjo le të bëhet një normë kushtetuese për Shqipërinë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy