Më shumë se 40 vjet pas fushatës ikonike të Calvin Klein, Brooke Shields veshi sërish një palë xhinse dhe pozoi topless për Jordache (kompani amerikane e veshjeve).
E intervistuar nga People , modelja dhe aktorja, e fotografuar nga Cass Bird për këtë fushatë, theksoi se nuk donte të bënte fotoshop.
“Është e rëndësishme të tregoj – shpjegoi ajo – se ky është trupi im në moshën 56-vjeçare. Është më mirë të jem e sinqertë, dhe kemi qenë”.
Shields ishte vetëm 15 vjeçe kur pozoi për Calvin Klein në fund të viteve 1980. Duke krahasuar dy përvojat ajo tha: "Unë e vlerësoj më shumë përvojën e sotme. Është një nder i madh të jesh në moshën time dhe të fotografohesh. E ndjej rëndësinë e saj. ".

Ajo gjithashtu shtoi se ka punuar shumë për t'u përgatitur, me seanca stërvitore nga ora 5 e mëngjesit me trajnerin e saj personal.
“Egoja ime më ndihmoi – nënvizoi ajo – mendova: nëse i bën këto foto dhe nuk je e kënaqur me rezultatin, do të jesh e ashpër me veten”.



