Trafik i rënduar në rrugët e Lezhës, radhë kilometrike automjetesh (VIDEO)

Trafik i rënduar në rrugët e Lezhës, radhë kilometrike automjetesh (VIDEO)

Pasditja e kësaj të diele shtatori është shoqëruar me trafik të rënduar në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës, raporton korrespondenti i McnTv. 
 

 

Largimi i pushuesve që kanë kaluar fundjavën në bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës ka sjellë kaos në qarkullim, duke shkaktuar vonesa të gjata për drejtuesit e mjeteve.

 

Situata më problematike paraqitet në aksin që lidh Shëngjinin me superstradën, si dhe në segmentin Balldren–Milot, ku prej disa orësh janë krijuar radhë kilometrike automjetesh.

 

Ndërkohë, policia rrugore është dislokuar në disa pika të këtyre akseve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy