Renato Myrtaj: Drejtësinë për tim atë do ta çoj deri në fund, Berisha do të paguajë

Renato Myrtaj: Drejtësinë për tim atë do ta çoj deri në fund, Berisha do të paguajë

Djali i një prej viktimave të 21 janarit thotë se do ta çojë deri në fund drejtësinë për të atin. Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtajt, në një intervistë për News 24, thotë se ish-kryeministri Berisha nuk do të paguajë vetëm 21 janarin. “Berisha nuk do paguajë vetëm ’21 Janarin’. Nëse drejtësia do bëjë drejtësi, ai do paguajë shumë. Ka dëmtuar mjaft shqiptarë”, shprehet ai.

Ndërsa në lidhje me dëmshpërblimin për vrasjen e babait, që më pas çoi në vetëvrasjen e të vëllait, Myrtaj thotë se është i pakënaqur.

“S’jam i kënaqur, madje dhe tërë buxheti e shtetit të më ofrojë gjykata shqiptare. Kjo më ndihmon për të ndërmarrë hapa dhe më të mëdha. Drejtësinë s’do e lë aty, për këtë jam më i lehtësuar. Do e çoj drejtësinë deri në fund në gjykatat europiane”, shprehet ai.

Myrtaj thotë se ndaj tij ka pasur edhe kërcënime. “Paralajmërime. Jam regjur që nga 2013, jam regjur, që nga fushata. S’më bëjnë me përshtypje. Po, ka pasur dhe do ketë”, thotë ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy