Ekzekutohet shqiptari në mes të Athinës, vrasësi është iraken

Ekzekutohet shqiptari në mes të Athinës, vrasësi është iraken

Dy shqiptarë janë qëlluar me armë zjarri në qendër të Athinës nga një shtetas iraken gjatë ditës së enjte. Njëri prej viktimave të sulmit ka humbur jetën si pasojë e fuqisë së zjarrit ndërsa tjetri ndodhet në aktualisht në spital.

 

Sipas policisë helene agresioni me armë zjarri ndodhi gjatë një sherri banal mes dy shqiptarëve dhe një shtetasi iraken. Më saktë ngjarja e rëndë ka ndodhur në një nga lokalet në afërsi të sheshit Omonia. Gjithçka nisi pasi irakeni ngacmoi me insistim kamarieren që po punonte në lokal, në pronësi të një shqiptar, ndërsa kjo e fundit kërkoi asistencën e pronarit. Pronari u përball së bashku me një mikun e tij me irakenin dhe ngjarja degjeneroi tek duart.

 

Konflikti i dhunshëm u ndërpre nga një akt ekstrem i irakenit, i cili nxorri një pistoletë edhe qëlloi mbi dy shqiptarët duke lënë të vdekur në vend 47 - vjeçarin Vangjel Kremidha, nga fshati Kalcat i Sarandës, dhe duke plagosur në këmbë shqiptarin tjetër, pronarin e lokalit. Gjithashtu në vendngjarje u plagos edhe një kalimtar i rastit, si pasojë e rikoshetit të njërit prej plumbave të dala nga arma e irakenit.

 

Deri më tani autoritetet helene njoftojnë se falë kamerave të sigurisë kanë arritur të identifikojnë agresorin por ky i fundit nuk u arrit të kapej në vendngjarje pasi u largua para mbërritjes të policisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy