Gjatë një takimi me të rinjtë e Korçës, kryeministri Rama u ndal te mundësitë e punësimit që të jep teknologjia.
Sot ti krijon faqen tënde dhe ka plot hapësira online ku mund të ekspozosh punët e tyre. Unë kam plot shokë që punojnë në shtëpi dhe shesin online. Nuk lëvizin nga shtëpia, pikturojnë dhe i shesin online.
Për kodimin ne do të angazhojmë shumë fonde për të arritur objektivin. Do të mbështesim financiarisht sepse këto kurse kushtojnë. Do të ketë njëfarë konkurrence sepse nëse do të ketë shumë kandidatë, atëherë edhe ofruesit do të zgjedhin.
Korça është bërë njëfarë lokomotive.
Rama tha se ky aspekt i punësimit duhet rregulluar me ligj, pasi ka mangësi të theksuara.
Kreu i qeverisë tha se të rinjtë shpesh nuk i tregojnë shumat që fitojnë, pasi kanë frikë se do të kapen nga Drejtoria e Tatimeve.
“Fitojnë aq sa kanë frikë se i kap drejtoria e Tatimeve të Korçës, nuk kemi ende një legjislacion të rregulluar për ata, po bëjmë ligjin për nomadët digjitalë”, tha ai.



