Një ortek dëbore i ka rrezikuar sot jetën fadromistit Gëzim Lumaj në Kelmend të Malësisë së Madhe.
Lumaj ka qenë duke punuar për çeljen e aksit Vermosh-Budaç në vendin e quajtur "Shkami i Shaljaneve" kur papritmas një ortek bore ka rënë mbi mjetin e punës.
Fatmirësisht, Gezim Lumaj ka shpëtuar pa dëmtime. Video është regjistruar në momentin kur orteku po binte.



