Ministri i Shëndetësisë në Zimbabve, Obadiah Moyo është arrestuar dhe aktualisht po mbahet në Komisariatin e Harares pasi akuzohet se ka ushtruar veprën penale të korrupsionit.
Moyo akzuohet se i ka dhënë një tender 60 milion dollarësh kompanisë “Drax International” për furnizimin me barna dhe pajisje mbrojtëse personale gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit, raporton portali vendas zimlive.com.
Por nga hetimet ka rezultuar se kompania, e cila është në pronësi të shqiptarit Ilir Dedja dhe nuk merrej me produkte farmaceutike por ishte në të vërtetë një firmë konsulence. Mediat lokale shkruajnë se Kompania e njohur edhe me emrin Drax Consult SAGL, është e regjistruar në Dubai dhe Zvicër, në emrin e shqiptarit Dedja.
Përfaqësuesi në Zimbabve i “Drax International”, Delish Nguwaya aktualisht është në paraburgim, pasi Gjykata i mohoi lirimin me kusht.
Autoritetet e Zimbabvesë janë duke punuar për një urdhër arrest ndërkombëtar për aksionarin e vetëm të Drax, Ilir Dedja, i cili lindi në Shqipëri para se të transferohej në Itali, ku fitoi shtetësinë. Në gjykatë, Dedja u përshkrua si një "bashkëpunëtor" i Nguwaya.
Autoritetet vendosën anulimin e këtij tenderi, ndërsa Ministri i shëndetësisë i Zimbabve ka dalë para gjykatës Harare i akuzuar për korrupsion në lidhje me prokurimin e testeve dhe pajisjeve të koronavirusit.
Anulimi pason një hetim të kryer nga media ZimLive e cili zbuloi se si qeveria kishte dhënë kontratat e prokurimit për kompani të lidhura me politikën që nuk janë regjistruar në regjistrin e Autoritetit Rregullator të Prokurimit të Zimbabve (PRAZ).
Pas një proteste publike, e cila ka nxitur donatorë ndërkombëtarë, ministria e shëndetësisë tani i ka drejtuar kompanisë shtetërore farmaceutike farmaceutike (NatPharm) që të ndërpresë "të gjitha" kontratat ekzistuese me Drax.
Skandali u zbulua në prill kur përfaqësuesi i kompanisë në Zimbabve Delish Nguwaya u shfaq në presidencë duke dhuruar teste për koronavirus para se të njoftonte se kompania e tij do të furnizonte me pajisje mjekësore dhe ilaçe vendin, pas një kontrate me vlerë 60 milion dollarë. As Drax International dhe Drax Consult SAGL nuk janë në regjistrin e vitit 2020 të furnizuesve të qeverisë së aprovuar që mbahen në PRAZ.
Zimbabve thotë se ka konfirmuar gati 500 raste me Covid 19, duke përfshirë 4vdekje, por numri aktual i rasteve mendohet të jetë më i lartë.
Ky akt korruptiv zbulohet në një kohë që vendi po përballet me krizën më të keqe ekonomike që prej më shumë se një dekade dhe pakënaqësia në popull është shtuar së tepërmi.




