
Gazetari Armand Shkullaku thotë se humbja e zgjedhjeve është direkt përgjegjësi e Lulzim Bashës.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Shkullaku tha janë disa gabimet që Basha bëri para zgjedhjeve.
Basha kishte një siguri të plotë që ne do i fitojmë zgjedhjet, ndërkohë që ti si parti vëren se administrata u tejmbush me njerëz dhe ti duhet ta ngresh zërin për këtë. Lideri politik ka përgjegjësi si për mbrojtjen e votës dhe për mobilizimin e elektoratit dhe kur ti thua se ai ka marrë shqetësimin e opinionit dhe demokratëve. Bashën nuk e ndalonte njeri pse nuk ndodhën këto kur ndodhën, ai mund të vendoste kusht atëherë siç bëri kur tha se ne do hyjmë në zgjedhje duke respektuar rekomandimin e ODIHR dhe Komisionin e Venecias dhe nëse këto ndryshime thuhet se nuk duhen bërë se janë në kundërshtim dhe ti e pranon se kundërshtari yt i bën, atëherë.... Ai deklaroi para demokratëve votues se megjithë ndryshimet, lekët e hedhura, PD do i fitonte zgjedhjet kështu që më 27 prill kur ai doli para demokratëve kishte një shpjegim që nuk shpjegohej dot por përsëriste vetëm frazën masakër zgjedhore, por nuk e tha kurrë se nuk ishte në gjendje të mbronte dhe të pranonte atë që ndodhi dhe të largohej. Ai nuk e bëri këtë.



