Lunxheria ende nën ‘pushtetin’ e flakëve, vatër zjarri dhe në Parkun e Antigonesë

Lunxheria ende nën ‘pushtetin’ e flakëve, vatër zjarri dhe në Parkun e Antigonesë

Vijojnë vatrat e zjarrit në fshatrat e Lunxhërisë, kryesisht në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, si dhe në Krinë ka patur vatra të lokalizuara.

Edhe në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht kanë vijuar zjarret gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit janë riaktivizuar dy prej tyre, probleme ka patur me depon e ujit në fshatin Tranoshisht.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për të mbajtur nën kontroll situatën. Në monitorim të vazhdueshëm është dhe Parku Arkeologjik i Antigonesë ku pranë tij është shfaqur një vatër zjarri ditën e djeshme.

Është punuar  me një helikopter për shuarjen e flakëve. Forcat zjarrfikëse janë ndihmuar  edhe nga banorët e zonës.

Nga ana e policisë janë shoqëruar 6 persona, barinj të cilët pasi janë pyetur janë lënë të lirë. Policia dyshon se zjarret janë të qëllimshme por deri tani nuk ka patur të arrestuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy