Kume: Kryesia e PD-së u mblodh për të filtruar kandidatët. Përjashtohet Admir Sinamati nga gara për Kukësin

Kume: Kryesia e PD-së u mblodh për të filtruar kandidatët. Përjashtohet Admir Sinamati nga gara për Kukësin

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, që u zhvillua sot, përfundoi me diskutimin e emrave dhe listave të kandidatëve për Primaret, të cilët do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Gazetari Mariglen Kume, i ftuar në "MCN Informacion", tha se në këtë mbledhje u bë filtrimi i kandidatëve që aspirojnë për Primaret, për të rritur cilësinë e garës.

Ne mbledhjen e sotme ishte pasi u bë dorëzimi i formularëve në Sekretariatin organizative të PD-së, të kandidatëve të cilët aspirojnë për në Primare, u be filtrimi dhe miratimi i kandidatëve.  

Ne Sekretariatin organizativ kanë qenë 468 propozime të vilat kanë ardhur nga strukturat e PD-së, nga të cilat vetëm 289 kandidatë dorëzuan formularët e aplikimeve të tyre.

Kryesia e PD-së, u mblodh për të bërë filtrimin pasi janë disa kritere të cilat shikohen.

Kume, ka pohuar se është bërë përjashtimi i ish-kandidatit të bashkisë së Kukësi, Admir Sinamati.  

Kryesia e PD-së u mblodh për të realizuar filtrimin e këtyre kandidatëve, duke shqyrtuar disa kritere.

Sipas burimeve, një nga emrat që u përjashtua nga gara ishte Admir Sinamati, ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Kukësit.

Përveç Sinamatit, janë përjashtuar edhe disa kandidatë të tjerë që ishin aktivë në subjekte zgjedhore të tjera.

Sinamati u përjashtua për arsye etike, pasi pas zgjedhjeve ka sulmuar partinë dhe drejtuesit e saj. Një nga kriteret që u shqyrtuan ishte gjithashtu që të mos ketë kritika ose sulme që mund të kenë dëmtuar PD-në.

Sinamati nuk i plotësoi këto kritere, duke rezultuar në përjashtimin e tij nga gara. E kam konfirmuar informacionin me tre burime të besueshme që e pohojnë këtë vendim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy