Aneo Hila, ekspert i turizmit tha në studion e MCN Informacion se pushimet në Evropë nuk janë shumë komode për familjet me fëmijë të vegjël.
Më tej Hila tha se shqiptarët nuk e preferojnë malin për pushime të gjata.
"Pushimet e Evropës, siç është Spanja, janë destinacione me trampolinë, do bësh një ndalesë diku. Janë angari për familjet me fëmijë të vegjël.
Turqia është pararojë, se ka vendosur standardin global të pushimeve all inclusive. Aty fillon gjithçka. Ata që zgjedhin të bëjnë all inclusive, janë klasa e mesme e lartë, ku duhet të paguash nga 2000-2500 euro.
Familjarët kanë nevojë të çlodhen dhe Turqia e ofron më mirë nga të gjithë. E ndjek Greqia, por nuk i mëshon aktiviteteve brenda hoteleve, sepse ata të inkurajojnë të dalësh të vizitosh vende të ndryshme.
Shqiptarët nuk e preferojnë malin për pushime të gjata, preferojnë detin. Me të huajt është ndryshe", tha Hila.



