Një shqiptar u plagos në punë në Itali. Kurt Nezha, 26 vjeç, është goditur nga një trung peme në Arenzano. Ai është transportuar me urgjencë me helikopter në spitalin e San Martinos.
Në momentin e aksidentit, 26-vjeçari shqiptar po punonte në një park privat. Atij i ka rënë aksidentalisht një trung ulliri, duke i shkaktuar plagë në kokë.
Nezha i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa policia pas verifikimeve zbuloi se atij i kishte skaduar leja e qëndrimit dhe punonte në të zezë për llogari të firmës së një tjetër shqiptari.



