Spaho i përgjigjet Alimehmetit dhe sulmon Flamur Nokën: Mjeshtri i çorganizimit

Spaho i përgjigjet Alimehmetit dhe sulmon Flamur Nokën: Mjeshtri i çorganizimit

Deputeti demokrat, Edmond Spaho, iu përgjigj një deklarate të Ilir Alimehmetit, në lidhje me nevojën për hapjen e Partisë Demokratike. Një ditë më parë, Alimehmeti tha në një intervistë për MCN TV se PD duhet t’i nënshtrohet një reforme të thellë, që mund të kthehet në një mundësi për ta futur partinë në rrugën e duhur drejt zgjedhjeve të ardhshme lokale. 

Në reagimin e tij, Spaho shprehet se PD ka nevojë për riorganizim, një proces që i mungon prej 10 vitesh. 

Nuk e kuptoj këtë termin riformatim? Çfarë do të thotë? Duket si fjalë e madhe, duket si tjetërsim apo modernizim përtej asaj që ne mund të bëjmë. 

Njerëzve të thjeshtë ju krijohet përshtypja sikur kushedi se çfarë do të ndodhë në PD. Do shpikim rrotën.

Sipas meje, PD ka nevojë thjesht të organizohet, sepse prej rreth 10 vitesh veçse është çorganizuar. 

Sot në degë nuk kemi struktura, nuk kemi drejtues dhe kemi pak anëtarë. Ngopemi me lugë bosh. 

Për të ardhur keq por, nëse në vitin 1992 çdo kryetar seksioni ishte me shkollë të lartë, sot një pjese nuk i kemi as me arsim 8-vjeçar. Me këta përpiqemi të bindim qytetarët që jemi alternativë dhe duhet të na votojnë ne.

Gjithçka në degë është vullnetare dhe pa financim, sikurse nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në historinë e kësaj partie, madje as në vitet më të vështira të saj. 

Spaho ndalet edhe te sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, të cilin edhe pse nuk e përmedn me emër, e kritikon për çorganizim. 

Nuk mund të ketë organizim kur në krye të punëve të organizimit vendos mjeshtrin e çorganizimit. Ky quhet çorganizim i organizuar.

Në lidhje me hapjen, Spaho thotë se PD është hapur që prej 1997. Më shumë se për hapje, sipas tij, PD ka nevojë për garë të ndershme brenda saj.

Së dyti nuk kuptoj këtë hapjen. PD ka që në vitin 1997 që është shqyer duke u hapur. Kaq shumë jemi hapur prej vitesh sa na dhembin këmbët. PD nuk ka nevojë as për hapje e as për mbyllje, refren të cilin e dëgjojmë çdo katër vjet kur humbim zgjedhjet.

Ilir, PD ka nevojë vetëm për një gjë, për garë të ndershme zgjedhore brenda saj, të pamanipuluar dhe të paparacaktuar. 

Kur të arrihet kjo, njerëzit do të afrohen në PD dhe ajo do bëhet e aftë të konkurrojë PS e të fitojë ndaj Edi Ramës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy