Ish-drejtori i Hidrokarbureve pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Klodian Gradeci, është vënë në pranga.
Gradeci u arrestua në aeroportin e Rinasit, teksa kthehej nga Turqia.
Ai rezultonte në kërkim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij në mungesë masën e sigurimit “arrest me burg”.
Masa e sigurisë u caktua pas finalizimit të operacionit të koduar “Akciza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.



