Edhe Hong-Kongu drejt kufizimit të lirisë së shprehjes në internet

Edhe Hong-Kongu drejt kufizimit të lirisë së shprehjes në internet

Bllokimi i një faqeje interneti në Hong-Kong, me justifikimin se kjo masë i shërben sigurisë kombëtare, dhe ndryshimi i rregullores për aprovimin e domain-eve kanë rritur shqetësimin për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion.

Më 14 janar, Rrjeti i Hong-Kongut me Bandë të Gjerë (HKBN) bllokoi HKCroniclesd, një faqe e hapur në vitin 2019, kur nisën protestat. Faqja shpërndante informacion kundër qeverisë dhe të dhëna personale për oficerët e policisë. Faqja u çaktivizua në zbatim të Ligjit për Sigurinë Kombëtare, duke u bërë kështu i pari rast i kësaj natyre qëkur ligji hyri në fuqi në qershor.

Pas mbylljes së kësaj faqeje, kompania që aprovon domeinet i njoftoi të gjithë ata që kishin faqe që përfundojnë me .hk, se do të refuzojë çdo aplikim për faqe të reja që nxisin akte të paligjshme.

Ekspertët thonë se kjo është hera e parë që bllokohen faqe qëkur interneti hyri për herë të parë në Hong-Kong.

Kjo ka shtuar shqetësimet se për lirinë në internet në Hong-Kong, një territor që tradicionalisht e ka gëzuar këtë shërbim nën kornizën ligjore “një vend-dy sisteme”.

Interneti i hapur ka qenë avantazh kyç për Hong-Kongun, gjë që e ka veçuar atë nga Kina, ku aksesi është i kontrolluar përmes një sistemi që njihet si “Muri i madh i zjarrtë”.

Sipas ligjit të ri, autoritetet mund t’i detyrojnë ata që garantojnë shërbimin e internetit të japin informacion apo të censurojnë përmbajtjen dhe platformat.

Kjo ka bërë që shumë biznese IT dhe institucione financiare si bankat e investimit ta konsiderojnë zhvendosjen në qytete të tjera aziatike.    / The Diplomat /  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy