Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka vizituar sot kampin stërvitor në Drenas të përfaqësueses së Kosovës në futboll në pritje të përballjes së të enjtes më Kroacinë.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij social Facebook, Mustafa pohon se “Pata kënaqësinë e veçantë që t’i vizitojë sot në kampin stërvitor në Drenas, lojtarët e përfaqësueses së Kosovës në futboll, të cilët do të përballen të enjten me Kroacinë.I përshëndeta secilin veç e veç dhe më impresionuan me motivimin e tyre. Po ashtu, i përcolla në stërvitjen që ata zhvilluan dhe pash një përgatitje shumë intensive”.
“Të enjten, do të jemi në Shkodër ku presim ndeshje të fortë, aq më shumë kur kemi mbështetjen e fuqishme të “Dardanëve”. Ndeshja kundër miqve kroatë është historike andaj ne duhet t’ia japim shkëlqimin e merituar. Forca Kosova!”, Mustafa.



