Gazetari Gerti Çarçani tha në emisionin “Bilardo” në MCN TV se aktualisht në kombëtare ka një kimi të shkëlqyer.
Ai zbuloi se ka komunikim të vazhdueshëm me Silvinjon, dhe e vetmja gjë që e shqetëson aktualisht trajnerin e kombëtares është euforia në kampin kuqezi.
“Më ka lënë të kuptoj diçka dhe ndoshta kjo ka funksionuar te çunat, që çdo zgjedhje teknike...Nuk e dëshiron askush stolin, në botë jo vetëm te ne, por çunat kanë kuptuar që në fushë luajnë ata që janë edhe më në formë, që janë disi më mirë, qoftë edhe një gramë më mirë. E kanë kuptuar që s’ka asgjë personale, asgjë preferenciale. Ka një kimi të shkëlqyer, i ka si fëmijët e vet, një familje e dytë”, tha Çarçani ndërsa vlerësoi atmosferën pozitive te kombëtarja.
“Por ajo që e shqetëson tani, unë komunikova edhe për shkak të ‘connection’-it që mbaj përtej profesionit, përtej punës që më lidh...Flas me trajnerin. E shqetëson diçka, euforia. Jemi me një këmbë në Berlin. E shqetëson fakti se kemi 10 pikë. Komandojmë grupin, presim Çekinë, shkojmë në Moldavi, ne minimalisht me një kalkolo të vogël...Ne na duhen dy barazime dhe një fitore. Një fitore presupozojmë në letër e marrim me Ishujt Faroe këtu në ‘Air Albania’, dhe dy barazime, dhe jemi në Europian. Nëse mundim Çekinë pastaj, komandojmë grupin dhe lojën e bëjmë ne. Nëse barazojmë me Çekinë dhe humbasim në Moldavi, e vëmë pak në rrezik”, vijon ai.



