OBSH i përgjigjet Trump-it: Mos e politizoni virusin

OBSH i përgjigjet Trump-it: Mos e politizoni virusin

"Ne duhet të luftojmë së bashku. Brenda shteteve, virusi mund të ndërfutet në frakturat e politikës. Fokusi i të gjitha partive politike duhet të jetë shpëtimi i njerëzve. Mos e politizoni këtë virus. Nëse nuk doni më shumë thasë kufomash, mos u ndani", ka thënë drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me akuzat e presidentit amerikan Donald Trump.

"Mos përdorni Covid-19 për të marrë pikë politike. Është njësoj si të luash me zjarrin", shtoi ai.

"Më 1 janar, disa orë pasi u njoftuan rastet e para, ne aktivizuam Ekipin tonë të Mbështetjes për Menaxhimin e Incidenteve për t’u koordinuar në nivel rajonal dhe kombëtar", shpjegoi ai.

"Të gjithë i konsiderojmë të barabartë. Në ç’mënyrë na paska ndikuar Kina?", shtoi drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, duke iu përgjigjur kështu akuzave se ai nuk kishte një qasje objektive ndaj të dhënave të koronavirusit që vinin nga Kina.

Reagimi vjen pas një deklarate të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili akuzoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë se ka dhënë rekomandime të gabuara për menaxhimin e krizës dhe kërcënoi me pezullim fondesh. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy