Knaus: Letra e Scholz-it, Macron-it dhe Melonit iu dërgua Kurtit para letrës së qeverisë drejtuar KiE-së

Knaus: Letra e Scholz-it, Macron-it dhe Melonit iu dërgua Kurtit para letrës së qeverisë drejtuar KiE-së

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se letra që u publikua sot nga mediat e Kosovës për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i është drejtuar kryeministrit Kurti nga Macron-Sholz dhe Meloni para letrës së sotme që kryediplomatja Gërvalla i dërgoi KiE-së.

Përmes një postimi në “Twitter” ai thotë:

Kjo letër është dërguar para letrës së sotme nga qeveria e Kosovës, duke ofruar rrugën më të mirë drejt zgjidhjes së çështjes së Asocaicionit njëherë e mirë këtë maj. Qartazi çdo draft-statut i Asociacionit duhet të plotësojë kriteret e Këshillit të Evropës. Ajo që ofroi Kosova sot i plotëson ato dhe mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Knaus.

Ideja në Beograd që Serbia duhet të aprovojë çdo Asociacion do t’i jepte Serbisë një veto për përparimin e Kosovës dhe thjesht do të siguronte që asgjë nuk do të ndodhë kurrë. Gjë që natyrisht është ajo që liderët serbë thonë se duan: Kosova “kurrë nuk duhet të anëtarësohet” në Këshillin e Evropës”.

Kujtojmë që Prishtina dërgoi një letër KiE-së për ta vënë në dijeni se po përgatit draft-statutin për asociacionin e komunave me shumicë serbe, për ta dorëzuar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy