Panseksualiteti i Cara Delevingne

Panseksualiteti i Cara Delevingne

Aktorja, modelja dhe këngëtarja britanike Cara Delevingne ka folur hapur mbi seksualitetin e saj për "Variety". Ajo tregon se gjithmonë e ka identifikuar veten si një person që e gjen veten mirë me çdo gjini, duke pranuar se bën pjesë te personat e njohur si panseksualë (panseksualiteti është tërheqja emocionale, seksuale ndaj personave, pavarësisht seksit ose gjinisë së tyre).

Edhe për Delevingne nuk ka rëndësi gjinia, nëse një person e bën të ndihet mirë. Madje tregon se në moshën 11-vjeçare ka pasur ndjenja për shoqen e saj të ngushtë, me të cilën ndante problemet familjare. Kur ajo shoqërohej me persona të tjerë, Cara tregon si ndihej xheloze.

Në 2015 ishte hera e parë kur modelja foli hapur për preferencat e saj seksuale.

“Gjithmonë do ta them se unë mendoj në mënyrë panseksuale. Për mua nuk ka rëndësi nëse është ai, apo ajo, unë thjeshtë bie në dashuri me personin. Jam e verbër ndaj gjinisë”, tregon ajo.

Ambasadorja e Puma, po realizon disa foto për një projekt të LGBTQ.

“Tashmë flas hapur mbi preferencat e mia seksuale dhe kjo më bën të ndihem e sigurt dhe të mos fshihem më nga vetja ime”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy