Aksident i rëndë mes dy makinave në Korçë-Bilisht, humb jetën pasagjerja

Aksident i rëndë mes dy makinave në Korçë-Bilisht, humb jetën pasagjerja

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Dy mjete janë përplasur kokë me kokë në afërsi të fshatit Zemblak duke sjellë vdekjen e menjëhershme të pasagjeres Zoi Ksila, 24 vjeç që udhëtonte në njërin nga mjetet e përfshira në këtë aksident, trupi i së cilës ndodhet akoma brenda mjetit.

Drupal Ad

Paraprakisht, sipas  policisë, njeri ka njeri nga mjetet ka kryer manovër të gabuar duke sjellë dhe përplasjen e rëndë me pasojë vdekjen e një pasagjereje.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", në afërsi të fshatit Zëmblak, automjeti tip, "Benz", me drejtues shtetasin T. M., është përplasur me automjetin tip "Peugeot ", me drejtues shtetasin K. K.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë  shtetasja Z. K., pasagjere në automjetin tip "Peugeot".

Ndërsa  drejtuesi i këtij automjeti është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Korçës.

Drejtuesi i automjetit tip "Benz", u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën zbardhjen e rrethanave dhe të  shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy