“Pr/ligji për shkencën”/ Zhupa: Sjell centralizimin politik. Këshilli Shkencor nën drejtimin e ‘kryeshkencëtarit” Rama, s’ndodh në asnjë vend (VIDEO)

“Pr/ligji për shkencën”/ Zhupa: Sjell centralizimin politik. Këshilli Shkencor nën drejtimin e ‘kryeshkencëtarit” Rama, s’ndodh në asnjë vend (VIDEO)

Qeverisja Rama së fundi synon ta fusë kërkimin shkencor në një kornizë të re ligjore dhe të zgjerojë subjektet që mund të kryejnë kërkimin shkencor përmes një projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor”.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, vlerëson për “MCN live”, se ligji jo vetëm që shkel Kushtetutën duke na larguar nga direktivat e BE-së për lirinë akademike, por nënkupton centralizim dhe kontroll politik në kërkimet shkencore.

Qëndrimi jonë është në përputhje me qëndrimin e rektorëve. Ligji është një ligj që realisht nuk ekziston në asnjë vend të botës demokratike, ligj që na largon nga standardet dhe direktivat e BE-së, për lirinë dhe autonominë akademike dhe kërkimin shkencor. Është një ligj që shkel Kushtetutën.

Ky ligj sjell centralizimin dhe kontrollin politik të kontrollit shkencor nga qeverisja, sot nga ajo pse nesër nga kushdo qoftë. Normë që nuk është parë as në vendet komuniste, të centralizuara, sepse kërkimi shkencor duhet të behet përtej politikës në institucionet e arsimit.

Zhupa ka kritika edhe për krijimin e Këshillit Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor i cili së bashku me ministrinë përgjegjëse për shkencën nën drejtimin e “kryeshkencëtarit” Rama, do të hartojnë politikat e reja dhe fushat prioritare të kërkimit shkencor për të gjitha institucionet.

 Krijohet një Këshill shkencor, që drejtohet nga Edi Rama, kryeshkencëtari i Shqipërisë dhe ka në përbërje 7 ministra të tij, edhe këta shkencëtar, pesë drejtoi të agjensive të Edi Ramës dhe nga 19 veta, që ka Këshilli Shkencor, që do merret me përcaktimin e fushave të shkencës, elemente që lidhet për nevojat e kërkimit shkencor, vetëm tre janë nga Universitet, para ata janë në minorancë në krahasim me politikën.

Neni tjetër akoma më skandaloz është se Ministria vlerëson punë shkencore as në kohën e komunizmit nuk vlerësohet puna shkencore as nga Enver Hoxha as nga Mehmet Shehu, por ajo kishte jetën e vet sado të indoktrinuar. Ky ligj e bën financimin e shkencës së monopolizuar sipas preferencave politike dhe partiake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy