“Presidenti i ri”, Rama: Do presim deri në raundin e tretë, nuk shoh vullnet nga pala tjetër

“Presidenti i ri”, Rama: Do presim deri në raundin e tretë, nuk shoh vullnet nga pala tjetër

Pas përfundimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit i cili zgjati vetëm disa minuta, Kryeministri Edi Rama tha se nuk po sheh vullnet nga ana e opozitës për të zgjedhur presidentin e ri.

Ai tha se shumica do të presë deri në raundin e tretë për një dakordësi, në raundin e katër do e zgjedhin vetë.

Nuk më rezulton që ka ndonjë qartësi, ndonjë ide, ndonjë vullnet nga ana e palëve të tjera. Pse PS duhet të dorëzojë të drejtën për të marrë pjesë në proces, dhe t’ia kalojë këtë të drejtë kujt, se nuk po dimë më kë kemi në anën tjetër se kemi lloj lloj copash dhe çikash. Nuk e shoh dot ku qëndron logjika në këtë. ne kemi kaluar 2 herë në këtë proces kur kemi qenë në opozitë në drejtimin tim. Një herë kur ne kishim numra të mjaftueshëm për të bllokuar 84-ën, por një herë kur ne nuk kishim numrat. Pra, PD kishte numrat për të zgjedhur Presidentin dhe ne kemi kaluar në këtë proces, jemi ulur në tryezë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy