Gazetari Lorenc Vangjeli ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN Tv ku ka folur dhe për zgjedhjen e Presidentit të Ri. Vangjeli tha se Presidenti do të jetë produkt i rrethanave të çastit dhe se rupi i Rithemelimit nuk ka në dorë asgjë.
Mendojmë që Rama e ka kartën në xhep por nuk është as është thjesht një emër. Do të lërë shumë kënd të pakënaqur. Kam përshtypjen se dhe Edi Rama nuk e di se çfarë do, do të jetë produkt i rethanave të castit. Po luhet poker me letra të bardha. Paketën me 52 letrat e bixhozit Rama i mban në xhep. Kam përshtypjen që Bylykbashki ka në dorë diçka më pak se sekretaria e nesërme e Kuvendit që do të numërojë votat.
Ka në dorë që ti numërohet vota që të jetë kundër, për arsye që nuk janë palë në proces dhe kushdo që do i bashkohet këtij grupimi s’do të jetë pjesë e negociatës dhe e diskutimit.
Për momentin, produkti ka po aq rëndësi sa procesi.
Sipas kushtetutës çdo grup prej 20 deputetësh ka të drejtë të propozojë një emër. Kryemadhi është afër me grupin e doktorit.Në vjeshtë do të kemi surprizë.
Për momenti sbehen bashkë 20 deputetë.
Qasja që opozita po i bën këtij procesi është i gabuar, nuk mund të vendosë kushte ai që nuk ka mundësi të kushtëzojë.



