Peleshi: Ne kemi vetëm një qasje në koalicion, strategjike dhe jo taktike

Peleshi: Ne kemi vetëm një qasje në koalicion, strategjike dhe jo taktike

Tensionet e fundit brenda maxhorancës kanë detyruar kryeministrin dhe njeherësh kreun e PS Edi Rama të thëras një mbledhje urgjente të Kryesisë së partisë që ai drejton.

Pas përfundimit të mbledhjes ishte zëvendëskryeministri Niko Peleshi ai që ka folur për mediat. Numri dy i qeverisë theksoi se e vetmja rrugë për partinë e tij janë strategjitë, dhe ‘thumboi’ LSI se përdor taktika.

“Po përgatitemi për sfidën e radhës, për zgjedhjet që do e çojnë PS në mandatin e dytë. E kemi shumë të nevojshme që përmes strukturës tonë të përçojmë një mesazh të bashkëpunimit të padeformuar të sistemit të qeverisjes, në çdo fshat, në çdo grup. Kjo mbledhje Kryesie ishte një mbledhje e zakonshme që i shkon për shtat partisë tonë. Edhe në emër të Kryesisë mund të rikonfirmoj se ne kemi vetëm një qasje në koalicion, strategjike dhe jo taktike. Kjo nuk ndryshon koalicionin, këtë ta dëgjojë populli dhe aleatët tona. Strategjitë tona në ritmin e reformave, që nuk janë të thjeshta dhe s’kanë lidhje me taktikat. Mund të mirëkuptojmë nëse partitë në koalicion mund t’i kënaq taktika.”, tha Peleshi.

Teksa u pyet në lidhje me shkarkimin djeshëm të Ylli Manjani nga Ministria e Drejtësisë, Peleshi e cilësoi këtë vendim të drejtë. “Shkarkimi i Manjani ishte i drejtë”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy