Basha e quajti LSI-në ‘shpk’, Meta: Ai trembet edhe nga hija e vetë

Basha e quajti LSI-në ‘shpk’, Meta: Ai trembet edhe nga hija e vetë

 

lir Meta, presidenti i ardhshem i vendit nga studio e emisionit “Debati ne Channel One” e Roland Qafokut, ka ironizuar liderin e opozites Lulzim Basha i cili pak dite me pare e quajti LSI-në “shpk”.

Basha i ka pak më ndryshe këto deklaratat ndaj jush personalisht. Ndonjëherë janë edhe therëse, të habitshme. “Tregtari i Venedikut” ju ka cilësuar.

Përse bëhet fjalë. S’e di. Tregtar për çfarë?

“Tregtarit të Venedikut që u zgjodh president si akti i fundit i Republikës së Vjetër dua t’i them ta marrë me qetësi dhe dashuri faktin që shpk-ja e tij do të shkojë drejt falimentimit total në 25 qershor. Merre me qetësi dhe dashuri, mos e shkel etikën se je zgjedhur President i vendit, edhe pse me pazar. Lëre Petritin ta marrë faturën e falimentit të shpk-së. Pazaret nuk kanë vend në Republikën e Re!” Më egër se kaq nuk ka.

Së pari, kjo vetëm egërsi nuk mund të quhet. Ky është dëshpërim, aq më tepër kur këtë gjë e thotë z. Basha. E aq më tepër kur kërcënon një politikan si z. Basha, që trembet edhe nga hija e vet.

Së dyti, z. Basha ka një ftesë nga z. Vasili për të dalë në një debat publik. Dhe nuk duhet t’i shmanget këtij debati.

Në qoftë se ai bën teatër me Ramën, që ky gjoja ta ftojë dhe ai gjoja s’do ta pranojë, z. Basha ka mundësinë të ketë një përballje të vërtetë me z. Vasili, për të sqaruar se kush është SHPK, LSI-ja apo PD-ja e z. Basha. Natyrisht që janë edhe shumë personalitete të PD-së që kanë dhënë vlerësimin e tyre se ç’lloj shpk-je është ajo e z. Basha. Mendoj që lista e tregon më së qarti se ç’lloj shpk-je është ajo.

Tjetër, LSI-ja është parti e rinisë. Ka të gjithë rininë e Shqipërisë me vete. Z. Basha as kryetarin e FRPD, që premtonte se 35% do të jenë në listat e Republikës së Re nga FRPD-ja, nuk e ka në listë. E ka Belind Këlliçin? Shikoje çadrën. Shikoji kronikat e çadrës. Atje ishte Belind Këlliçi, mblidhte nga 200 e 300 të rinj.

Ka demokratë që beson z. Basha? Ka të rinj në Shqipëri që beson z. Basha? Çfarë ka? Po edhe vendet e deputetëve si janë vënë? E di ti? Shko në Vlorë se të tregojnë si janë vendosur njerëzit. Nuk dua të merrem me këtë gjë.

LSI-ja nuk vendos kandidatë me lekë. Njerëz pa kontribute, njerëz që s’i njeh partia. Kush i njeh këta? LSI-ja i ka të gjithë figura, personalitete, brenda partisë dhe në raport me opinionin publik. I ka në mënyrën më transparente e ndaj do të votohet e do të jetë forcë e parë në këto zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy